Nga Shqipëria / E Enjte 20 Prill 2023, 10:10

Përndoqi dhe kërcënoi Noizyn, Gjykata e Durrësit vendos arrest shtëpie për Cllevion

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie për Kleviol Ahmetin, i njohur si Cllevio Serbiano. Ky i fundit u arrestua në 16 prill pas denoncimit të bërë nga Rigels Rajku, reperi i njohur Noizy nën akuzën se i kishte shkaktuar ankth pas kërcënimeve për jetën.

Kleviol Ahmeti u ndalua në Rinas pas një denoncimi të reperit Noizy.

Sipas denoncimit, Ahmeti e ka përndjekur Noizyn, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike.