
Nuk e dimë akoma ç'do ndodhë me historinë e "H.O.T" në sezonin e dytë, por deri tani mund të themi se presim gjithçka të papritur. Këtë e themi bazuar nga postimet e aktorëve nga xhirimet që dita ditës na zbulojnë skena të reja.
Së fundmi Ermali ka postuar një video në Instastory ku shfaqet me Megi Pojanin. Ermali shihet me gjak dhe lë të kuptohet se Megi e ka dhunuar, sigurisht si pjesë e skenarit në serial.
"Ja pra miq kjo është Megi Pojani, shikoni ç'bën vajza e mirë", shprehet Ermali duke na lënë kuriozë se çfarë skene kanë xhiruar.
Së fundmi Megi Pojani ka treguar se po punon intensivisht për sezonin e dytë, por shprehet se nëse "H.O.T" do të ishte në Netflix do ta kishte mbaruar për një natë.
"Nëse sezoni i dytë i serialit H.O.T do ishte në Netflix do ta thaja për një natë. Si kanë ndryshuar gjërat", shkruante Megi.
Këtë vit seriali “H.O.T” vjen sërish nën autorësinë e Klaudia Brahimaj, me regji të Bjordi Mezinit dhe bashkëproducent Ermal Mamaqi dhe Dritan Huqi.
“H.O.T” arriti të mblidhte të gjithë shqiptarët para ekranit çdo të diel. Që me episodin e pare theu rekord duke arritur miliona shikime në Youtube (1.6 milion vetëm episodi parë) dhe vazhdoi të thyente vazhdimisht duke u bërë një nga serialet më të ndjekur. Sezoni i parë përfundoi në një pjesë kulminante, prandaj që të gjithë shikuesit prej asokohe po presin me padurim nisjen e sezonit të dytë.