Nga Shqipëria / E Enjte 20 Prill 2023, 02:02

Luizi i kërkon banorëve të injorojnë Efin: Do ketë fundin e Oltës

Luizi dëshiron të përdorë ndaj Efit të njëjtën strategji si me Oltën, që sipas këngëtarit u largua pasi injorimi që ai i bënte duke mos i folur e detyroi aktoren të linte lojën.

Luizi ju ka thënë gjithë banorëve të mos i flasin Efit dhe ja kërkoi edhe Deas me Kristit por ky i fundit tha se nuk dëshiron ta zhysë më shumë duke parë gjendjen jo të mirë të Efit.

Efi nga ana tjetër në një bisedë me Nitën dhe Dean, u shpreh se nuk ka asnjëherë qëllimin të bëhet me dikë tjetër për të “sulmuar” një banor. Ajo tha se është dhe do jetë vetëm në atë lojë, e pavarësisht, atë ç’ka dëshiron do ta thotë po njësoj edhe sikur të ketë dhjetë banorë përballë saj.