Andi Artani dhe Gresa Hoti nisën një lidhje të bukur dashurie në "Big Brother VIP Kosova". Kjo lidhje vazhdon dhe jashtë, por tani do të jetë në distancë. Ditën e sotme Gresa ka ikur në Itali ku do të angazhohet me punën e saj si modele.

Ikja e Gresës e ka mërzitur Andin, i cili e ka shfaqur hapur pikëllimin e tij. Ai ka publikuar në Instastory një video duke u kthyer nga aeroporti ku duket moti i zymtë.

"Edhe moti është i trishtuar gjithashtu", ka shkruar Andi krahas videos.


