Nga Shqipëria / E Enjte 25 Janar 2018, 15:03

Ledri befason fansen e tij, i bënë një dhuratë por asaj sa nuk i bie të fikët

Ledri Vula përveç se është një nga reperët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar, njihet dhe për suksesin e madh që ai ka me femrat . Ai është një ndër meshkujt më të lakuar jo vetëm nga fansat e tij por edhe nga femrat e njohura të showbizit.

Së fundmi reperi ka dhënë një intervistë ndryshe për ‘Prive’ ku i është përgjigjur disa pyetjeve duke ecur në rrugët e qytetit të Prishtinës. Gjatë momentit të intervistës, ai shihet që është i rrethuar nga fansat e tij të shumtë dhe në shumë momente të gjitha i kërkonin që të bënin një foto së bashku.

Në një nga këto momentet njëra nga fanset i afrohet për ta përshëndetur dhe ai i dhuron një tullumbace, por reagimi i saj nuk pritej. Ajo ka ngelur e shtangur dhe ka bërtitur dhe për një moment sa nuk i ka rënë të fikët nga ky gjest i Ledrit.