Nga Shqipëria / E Mërkurë 19 Prill 2023, 15:03

Pas debatit të ashpër, flet Efi: Kiara më gënjen sy më sy

Efi dhe Kiara debatuan ashpër mbrëmjen e djeshme, ndërsa gjatë një bisede me Bledin, Efi është shprehur se Kiara e gënjen sy më sy në sy dhe se çdo gjë ka një limit.

Banorja ka shtuar se nuk ka më punë as me Luizin as me Kiarën dhe se nuk ka ndërmend t'ju afrohet më. Përsa i përket Luizit, Efi ka thënë se do e respektojë, por nëse ai do t'i thotë ndonjë gjë ajo do t'i kundërpërgjigjet.

Kujtojmë se Efi, Luizi dhe Kiara kishin krijuar një miqësi të mirë në "Big Brother VIP", të quajtur "L.E.K", mirëpo pas rifutjes së Kiarës dhe Efit gjërat ndryshuan për keq.