Nga Shqipëria / E Mërkurë 19 Prill 2023, 13:01

Elvis Pupa flet pas largimit nga BBV: Mu duk vetja si një nga motrat Kardashian

Elvis Pupa u eliminua nga “Big Brother VIP 2”, duke humbur mundësinë për çmimin e madh.

Në intervistën e parë në studio, Elvisi u shpreh se e pati të vështirë të përshtatej. Madje, me batutë, ai tha se “iu duk vetja si një nga motrat Kardashian”.

“Ashtu si u bënë punët, m’u duk vetja si një nga motrat Kardashian. Nuk kishte asgjë reale. Për mua ishte sfidë të hyja aty dhe të dilja prapë vetja”, tha Visi.