Nga Shqipëria / E Mërkurë 19 Prill 2023, 12:12

'Nuk mundem më', Kiara shpërthen në lot pas debatit me Efin, ç'ndodhi pas spektaklit

Efi dhe Kiara mbrëmjen e djeshme, pas spektaklit kanë shpërthyer në ofendime ndaj njëra tjetrës, e më pas Kiara është parë dukë qarë në dhomën e grimit.

Arsyeja e konfliktit është fakti se Efi sipas Kiarës të gjithë inatin që ka kundrejt Luizit ja nxjerr asaj.

Efi: Të tolerova njëherë nuk ta fal më Kiara

Kiara: Më vjen shumë keq që gjithë nervin e Luizit ma nxjerr mua. E di që për mua nuk të rruhet më fare, Luizit vazhdon dhe i flet se ke interes.

Efi: Para se të futeshim më the që ‘kam besim te ty’. Paça këtë ditë Ramazani ma ke thënë…

Kiara: Mos më vër në gojë fjalë që nuk ti kam thënë, për kokë të atij Rajani që e kam gjënë më të shtrenjtë timen. Erdhe dhe doje që të na fusje spica. Më hodhe poshtë me debatin e parë që kemi bërë

Efi: Ju kam hedhur poshtë të dyve.

Kiara: Unë ty stë kam bërë asnjë gjë. Finalen merre që ta gëzosh, e meriton për lojën që bën

Efi: Paçim Kiara, vazhdoni jeni në rregull që të dy

Pas debatit Kiara ka shkuar në dhomën e grimit, ku ka biseduar me Luizin dhe është përlotur në lidhje me situatën e Efit, ku tha se jo më kot edhe në jetën e saj reale, ka zgjedhur që të ketë një rreth të ngushtë shoqëror.