Nga Shqipëria / E Martë 18 Prill 2023, 23:11

Elvis Pupa largohet nga Big Brother VIP

Elvis Pupa ka përfunduar sot aventurën e tij në "Big Brother VIP". Aktori ishte më pak i votuari për të qëndruar në shtëpinë e famshme duke humbur mundësinë për të shkuar në finale. 

Elvisi e priti me shumë sportivitet largimin. Ai ishte në nominim me Dean, Qetsorin, Nitën dhe Jorin.