Prej disa ditësh në rrjet po përflitet se Olsi Bylyku dhe Egli janë ndarë. Dyshja vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, por Egli ka fshirë fotot me partnerin, teksa ky i fundit prej kohësh nuk i pëlqen më as postimet siç bënte dikur.

Sot dyshimet janë përforcuar pasi Olsi ka patur ditëlindjen dhe nga Egli nuk ka patur asnjë urim, siç ka bërë çdo vit.

Kujtojmë se Olsi dhe Egli e konfirmuan lidhjen në vitin 2019, ku treguan se kanë një marrëdhënie të konsoliduar.

Nuk kanë qenë të paktat rastet ku është folur edhe për dasmën e tyre.

