Seriali “H.O.T” do të rikthehet së shpejti me sezonin e tij të dytë. Aktorët prej disa ditësh kanë nisur xhirimet dhe aktorët shpeshherë postojnë foto e video nga prapaskenat.

Së fundmi Megi Pojani ka treguar se po punon intensivisht për sezonin e dytë, por shprehet se nëse "H.O.T" do të ishte në Netflix do ta kishte mbaruar për një natë.

"Nëse sezoni i dytë i serialit H.O.T do ishte në Netflix do ta thaja për një natë. Si kanë ndryshuar gjërat", shkruan Megi.

Këtë vit seriali “H.O.T” vjen sërish nën autorësinë e Klaudia Brahimaj, me regji të Bjordi Mezinit dhe bashkëproducent Ermal Mamaqi dhe Dritan Huqi.

“H.O.T” arriti të mblidhte të gjithë shqiptarët para ekranit çdo të diel. Që me episodin e pare theu rekord duke arritur miliona shikime në Youtube (1.6 milion vetëm episodi parë) dhe vazhdoi të thyente vazhdimisht duke u bërë një nga serialet më të ndjekur. Sezoni i parë përfundoi në një pjesë kulminante, prandaj që të gjithë shikuesit prej asokohe po presin me padurim nisjen e sezonit të dytë.


