Javë më parë Sin Boy u “shpall” i vdekur në rrjet, teksa në faqen e tij zyrtare ky lajm u konfirmua me anë të një postimi ku shkruhej: Fatkeqësisht thashethemet janë të vërteta por mediat po sabotojnë Sin Boy edhe në këto momente. Ai nuk është larguar sepse do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij. 1994- Përgjithmonë.

Mirëpo e gjithë kjo ka qenë një gënjeshtër e përdorur për marketing. Sin Boy është gjallë dhe vetëm së fundmi ka publikuar projektin e tij të ri të titulluar “France”.

Siç duket reperi ka sajuar vdekjen e tij vetëm për të tërhequr vëmendje për këngën e re.

