Nga Shqipëria / E Enjte 25 Janar 2018, 14:02

Skandal:Ndalohet transmetimi i këngës “Albanian” në Mal të Zi, vjen reagimi i reperëve

Kënga e njohur ‘Albanian’ që është një bashkëpunim mes grupit Etnon Engju, Lyrical Son dhe Dj Bunt, ka qenë dhe vazhdon të mbetet edhe pas kaq vitesh një nga këngët më të pëlqyera për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës. Por edhe pse kanë kaluar gjithë ato vite që nga krijimi i saj, mesa duket Mali i Zi vetëm sot u kujtua që të ndalojë transmetimin e këtij hiti në televizionet e tyre.

Sipas lajmeve të fundit në gazeta ‘Blic’ të gjitha televizioneve malazeze u është ndaluar transmetimi i kësaj këngë, madje dy prej tyre edhe janë paralajmëruar sepse e kanë transmetuar ‘Albanian’ në ditët e Pavarësisë së Shqipërisë.

Dy televizionet që kanë marrë vërejtje sepse e kanë transmetuar kanë qenë ‘Boin’ dhe televizioni ‘Teuta’.

Për këtë censurë ka folur edhe njëri nga krijuesit e këngës Genc Prevlukaj, i cili nëpërmjet  një statusi ka shkruar: “Pas shumë paralajmërimeve, siç duket shteti i Malit të Zi paska urdhëruar ndalimin e transmetimit të këngës ‘Albanian’.”

Ndërsa një reagim tjetër ka ardhur dhe nga këngëtari Lyrical Son i cili ka shkruar: “#Albanian ju s’mund të ndaloni!”