Nga Shqipëria / E Hënë 17 Prill 2023, 15:03

'Të dhashë të brendshmet', Kiara mërzitet nga ngacmimet e Luizit me Jorin: Po qeshnin me mua

Kiara është mërzitur nga plani që Luizi kishte thurur me Jorin, për ta bërë atë xheloze. Kur të dy u shtrinë të flinin gjumë, Kiara i kërkoi Luizit që lojëra të tilla mos të bëjë më me t, sepse ndihet keq.

Kiara u shpreh se u ndje keq kur pa se si banorët qeshnin përpara fytyrës së saj, kur ai “ngacmohej” me Jorin.

"Mua lojëra të tilla që të më qeshi Jori dhe Dea në surrat, mos mi bëj. Më thuaj që e kam për lojë dhe mos të reagoj. Ti e di sa natyrë sportive jam unë dhe shumë situata i kaloj, pavarësisht se ndihem keq. Po tani kur tjetra të thotë ‘të dhashë të brendshmet’ dhe vazhdon të thotë ‘ti ke shikim vrastar’, Dea që qeshte nga ana tjetër… nuk jam këtu për të krijuar situata xhelozie se nuk jam fare e tillë, por janë ca gjëra që kanë limite. Po më qeshnin të gjithë në fytyrë dhe po ndihesha shumë keq. Nuk është punë xhelozie, por ndihem keq", i tha Kiara Luizit, i cili i kërkoi falje.