Nga Shqipëria / E Enjte 25 Janar 2018, 13:01

I thonë se Dafi del me femra të tjera, por ja si reagon Silva Gunbardhi

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Top Show Magazine’ ka qenë e ftuar këngëtarja  e njohur Silva Gunbardhi, e cila u bë më shumë e njohur me këngën ‘Të ka lali shpirt’ një bashkëpunim me bashkëshortin e saj, reperi Dafi, me të cilën ajo ka edhe një djalë.

Kur këngëtarja është pyetur nga Alban Dudushi se përse zihen më shumë me Dafin, ajo ka treguar se zihen dhe ata për gjëra të vogla si çdo çift tjetër.

"Çdo çift ka ato uljet e ngritjet e veta. Me Dafin unë zihem për shpejtësinë, kam merak sepse i jep shpejt makinës. Një arsye tjetër pse zihemi është sepse unë e përdor shpesh shprehjen 'O vëlla', unë kështu i them se kam dialektin, por ai nxehet kur e përdor", u shpreh Silva ndërsa tregoi se për çështje xhelozie nuk zihen ndonjëherë pasi ajo nuk del natën, vetëm Dafi del me shokët ose në studio.

Në këtë moment gazetari Ervin Kurti e ka pyetur se nga e di ajo që ai është në studio dhe jo diku tjetër.

"Ku e di ti që nuk është me ndonjë gocë dhe jo në studio?",i tha ai.

"Po mirë o le të jetë, ça të bëj unë, të vras veten tani?", u përgjigj Silva duke bërë të gjithë të qeshin.

"Ti nuk e vret veten, por po e more vesh vret Dafin", i tha Alban Dudushi. "Pak fare", iu përgjigj Silva duke qeshur.