Nga Shqipëria / E Diel 16 Prill 2023, 12:12

Noizy denoncon në polici Klevion, reperi arrestohet në Rinas

Reperi, Kleviol Ahmeti i njohur si  “Cllevio Serbiano” është ndaluar në Rinas, pasi ka kërcënuar në rrjetin social “Tik Tok”, reperin tjetër të njohur, Rigels Rajku, i njohur me emrin Noizy.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija bën me dije se Noizy dhe babai i tij e kanë denoncuar për shkak të kërcënimeve që Cllevio ka bërë në rrjetin social.

Cllevio pasi është ndaluar në hyrje në Rinas, është shoqëruar në DVP Durrës.

Burimi: Abc News