Nga Shqipëria / E Diel 16 Prill 2023, 10:10

Keisi u eliminua nga 'Big Brother VIP', Sabiani thumbon keq produksionin

Keisi u eliminua mbrëmjen e djeshme nga “Big Brother VIP” dhe nuk ka munguar një reagim nga i ati, Sabiani.

Këngëtari ka publikuar një foto të Keisit në Instastory, duke hedhur një thumb për produksionin teksa është shprehur “nuk besoj ta ketë nxjerrë publiku”. Megjithatë ai ka shtuar se është  i lumtur që vajza i është kthyer në shtëpi.

“E nxorrët ëngjëllin tim pasi ju bë jeta telenovelë, s’besoj se e ka nxjerrë publiku. Gjithsesi i lumtur që m’u kthye në shtëpi”, ka shkruar Sabiani.