Nga Shqipëria / E Diel 16 Prill 2023, 09:09

Efi dërgon 4 banorë në burgun e 'Big Brother VIP'

Mbrëmjen e djeshme Efi pati avantazh në lojë. Asaj iu dha mundësia për të hapur “Kutinë e Pandorës”.

Në zarfin e bardhë, Vëllai i Madh i dha mundesinë për të bërë një telefonatë, të cilën e shfrytëzoi për të folur me të atin. Babai i saj tha se ai është shumë mirë dhe i tha që ajo është një burrneshë e vertetë dhe se duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj. 

Në zarfin e zi, Efi dërgoi 4 banorë në burgun e “Big Brother”. Ajo zgjodhi Bledin, Kristin, Qetsorin dhe Dean.