Mes thashethemeve për një ndarje mes çiftit, Dafina Zeqiri dhe Dj Geek janë parë shumë të afërt në festën e ditëlindjes së saj.

Në rrjete sociale janë publikuar pamje nga festa që Dafi organizoi me miqtë dhe në të shihet Dj Geek, i cili shfaqet duke puthur e përqafuar këngëtaren.

Mesa duket çifti janë bashkë e në këtë mënyrë kanë hedhur poshtë thashethemet për ndarje që kanë qarkulluar prej disa ditësh.



