Një nga konkurrentet që u përfol më shumë pas daljes së saj nga loja e famshme Big Brother ishte edhe vajza nga Shkodra, Dona, e cila bëhet përherë e më shumë pjesë e lajmeve rozë për shkak të jetës së saj. Së fundmi ajo ka marrë vëmendjen e të gjithëve për shkak të lajmeve që u përhapën që Dona kishte nisur një lidhje të re me një djalë të quajtur Olti, por mesa duket një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe këtë gjë e ka rrëfyer vetë ish banorja në një intervistë të dhënë së fundmi për ‘Gazeta Shqiptare’.

Aty ajo ka treguar më shumë për jetën e saj jashtë shtëpisë së BB dhe për sherrin e shumëpërfolur me Ambrën, një tjetër konkurrente me të cilën ishin mikesha para se të hynin në reality shown e njohur.

Ndërsa është pyetur për lidhjen e re, Dona ka përgënjeshtruar të gjitha lajmet duke thënë se portalet gjithmonë e ekzagjerojnë dhe se ajo që Fjorentina kishte shkruar në foto ishte thjesht një shaka .
“Fjorentina bëri një shaka duke i bashkëngjitur fotos emoji, por portalet i marrin ashtu si duan ata. Nuk kam nisur asnjë lidhje dhe kur të nis ndonjë lidhje nuk do e bëja publike” u shpreh ish konkurrentja.

Ndër të tjera ajo tregoi dhe për sherrin e shumë përfolur mes saj dhe Ambrës, duke thënë se gjithçka ishte një keqkuptim mes dy vajzave dhe se çdo gjë u sqarua.
“Ambra dhe unë kishim një keqkuptim të vogël, që u bë i madh. Nuk kishte lidhje me një mashkull, siç u tha. Ishte diçka që u sqarua për pak ditë dhe jemi shumë ‘OK’. Vazhdojmë të jemi “loshka”” ka treguar më tej ajo.

Pyetjes se nëse mes saj dhe Musës ka ende kontakte, ish banorja u përgjigj se mes tyre çdo gjë ka marrë fund dhe se nuk ruajnë më asnjë lloj kontakti.
“S’kemi asnjë kontakt. E kemi lënë pas të shkuarën që të dy dhe kemi nisur jetët tona aty ku i kishim lënë para se të futeshim në “Big Brother”” rrëfeu Ambra.

Ambra më pas ka folur dhe për miqësinë që ka me Fjorentinen, duke u shprehur se ato janë mikesha vërtet shumë të mira, më tej ka treguar edhe për planet e së ardhmes ku ka rrëfyer se nuk dëshiron të merret më me modeling, por me gjëra më të rëndësishme që do kenë vërtet vlerë.



