Nga Shqipëria / E Premte 14 Prill 2023, 22:10

Ç'po ndodh në xhirimet e serialit 'H.O.T'

Seriali “H.O.T” do të rikthehet së shpejti me sezonin e tij të dytë. Aktorët prej ditësh kanë nisur xhirimet dhe faqja e serialit poston shpeshherë foto e video nga prapaskenat.

Sot është publikuar një moment mes aktorit Florjan Agalliajt dhe regjisorit Bjordi Mezinit. Teksa e sqaron Florjanin për diçka, në një moment të dy afrohen për tu puthur dhe plasin të qeshurat.

Këtë vit seriali “H.O.T” vjen sërish nën autorësinë e Klaudia Brahimaj, me regji të Bjordi Mezinit dhe bashkëproducent Ermal Mamaqi dhe Dritan Huqi.

“H.O.T” arriti të mblidhte të gjithë shqiptarët para ekranit çdo të diel. Që me episodin e pare theu rekord duke arritur miliona shikime në Youtube (1.6 milion vetëm episodi parë) dhe vazhdoi të thyente vazhdimisht duke u bërë një nga serialet më të ndjekur. Sezoni i parë përfundoi në një pjesë kulminante, prandaj që të gjithë shikuesit prej asokohe po presin me padurim nisjen e sezonit të dytë.