Floriana Garo edhe pse nuk është më pjesë e televizionit vazhdon të mbetet një nga personazhet më të përfolur. Ish moderatorja është në muajin e 7-të të shtatzënisë dhe së bashku më partnerin e saj janë zhvendosur drejt Gjenevës, ku mesa duket Floriana nuk është se nuk po merret me gjë.

Ajo ka treguar në një postim në instagram që edhe pse është larg Shqipërisë, vazhdon të merret me projekte të reja.

Ende nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë, por fakti që ajo është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe vazhdon ende punon, tregon se kemi të bëjmë me një projekt shumë të rëndësishëm.



