Prej disa ditësh thuhet se Dafina dhe Dj Geek janë ndarë, megjithëse vetë çifti s’ka preferuar të flasë lidhur me këtë temë. Ditën e sotme, Dafina mbush 34 vjeçe dhe Dj Geek nuk hezitoi ta uronte publikisht duke e quajtur “Mbretëreshë”.

Dj Geek ndau një postim në Instastory ku krahas fotos së Dafit shkroi: “Gëzuar ditëlindjen mbretëreshë”.

Pak ditë më parë burime për "Prive" bënë të ditur se arsyeja e krizës ka qenë dëshira e Dafinës për ta çuar lidhjen në një tjetër stad. Burimet tregojnë se Dafina ka shprehur prej disa kohësh dëshirën e saj për t'u bërë nënë por mesa duket Dj Geek nuk ka qenë ende gati për ta ndërmarrë një hap të tillë.

