Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio Erjola Doçi, e cila është përfolur disa herë se do të bëhej pjesë e Big Brother VIP. Moderatorja tregoi se ka marr ftesën dhe zbuloi arsyen pse e refuzoi.

"M’u ofrua por kisha një problematikë shëndetësore. Kur nisi “Big Brother Vip” e pashë dhe fika televizorin sapo pashë konkurrentët, nuk më dhanë impaktin e edicionit të parë të “BBV”. Kur kaluan disa prime me sëmundjen e Luizit e përjetova shumë sepse kemi pasur edhe fatkeqësi familjare. Edhe pjesën e Kejvinës që u prek e pashë dhe e justifikova por jo deri në dhunë. Aty u afeksionova me Luizin si lojtar. Ky “BBV” ka qenë dhe do të jetë monopol i Luiz Ejllit. Si lojtar ai dhe Olta më kanë pëlqyer por Olta nuk ishte empatike, Luizin e duan se ka batutën. Ti vjen i lodhur nga puna nuk do rrish të dëgjosh arrogantë por dikë që të bën të qeshësh", tha ajo.

