Dafina Zeqiri prej kohësh është larguar në SHBA, ku dhe ka nisur karrierën e saj ndërkombëtare në muzikë. Këngëtarja para disa muajsh publikoi dhe këngën e parë ‘Four Seasons’ pjesë e të cilës ishte edhe këngëtari French Montana.

Para disa javësh ajo ishte edhe në Shqipëri dhe publikoi një këngë në gjuhën shqipe ‘Ti e din’ për të gjithë fansat e saj. Kënga u pëlqye shumë dhe videoklipi ishte tepër i veçantë, ku Dafina shfaqësh e zhveshur.

Mirë po nëse klikoni për të kërkuar këngën në youtube, ajo nuk del. Mesa duket kënga është fshirë dhe nuk dihet nëse është hequr nga vetë Dafina apo nga Youtube.




