Nga Shqipëria / E Premte 14 Prill 2023, 09:09

'Luizi ik', banorët protestojnë për të rrëzuar 'kryeministrin', ja cila është arsyeja

Bledi dhe Dea duke qenë se përfaqësojnë popullin, organizuan një protestë për rrëzimin e kryeministrit. Ata ftuan edhe Kiarën që të bëhej pjesë e protestës, e cila kishte si synim “mbrojtjen” e gjumit të mëngjesit, Kiara u shpreh se ajo nuk e ka problem gjumin sepse ajo zgjohet herët.

Deamishel tha se distanca e Kiarës, tregon se ajo është e korruptuar. Dea dhe Bledi morën tenxheret dhe tiganët në kuzhinë dhe shkuan te Luizi, për të kërkuar dorëheqjen e tij.

Ky i fundit u ngrit nga krevati dhe u largua, duke iu shmangur protestës.