Siç tashmë dihet, Fifi dhe Adisi do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Këngëtarja është në pritje të një djali dhe këto janë ditët e fundit të shtatzënisë.

Së fundmi, Fifi ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shihet duke bërë kontrollet mjekësore përpara lindjes. Krahas fotos ajo i ka dedikuar të birit fjalët më të ëmbla.

“Po i numërojë ditët, orën, minutat e sekondat derisa të të kem në krahët e mi biri im, të dua akoma pa të parë fytyrën e pa të ndjerë erën”, ka shkruar Fifin krahas postimit.



