Seriali “H.O.T” do të rikthehet së shpejti me sezonin e tij të dytë. Aktorët prej ditësh kanë nisur xhirimet dhe shpeshherë kanë publikuar momente edhe në Instastory.

Faqja e serialit ka postuar së fundmi një video nga një skenë mes Xhodës dhe Ana Likës. Dy aktorët ndodhen në shtrat dhe në një moment Xhoda shtrihet pranë Anës, teksa ajo qesh.


Këtë vit kastit të serialit “H.O.T” do t’i shtohen aktorë të tjerë shumë të famshëm në role të reja, të cilët mbeten surprizë për tu zbuluar.

Këtë vit seriali “H.O.T” vjen sërish nën autorësinë e Klaudia Brahimaj, me regji të Bjordi Mezinit dhe bashkëproducent Ermal Mamaqi dhe Dritan Huqi.

“H.O.T” arriti të mblidhte të gjithë shqiptarët para ekranit çdo të diel. Që me episodin e pare theu rekord duke arritur miliona shikime në Youtube (1.6 milion vetëm episodi parë) dhe vazhdoi të thyente vazhdimisht duke u bërë një nga serialet më të ndjekur. Sezoni i parë përfundoi në një pjesë kulminante, prandaj që të gjithë shikuesit prej asokohe po presin me padurim nisjen e sezonit të dytë.
