Ema Andrea kohët e fundit ka qenë shumë e përfolur për shkak se u aludua se ajo kishte nisur një lidhje të re. Lidhje të cilën aktorja nuk e mohoi. Ajo është në një lidhje me piktorin Eldon Luarasi dhe të gjitha dyshimet filluan kur ajo postoi disa foto artistike, ku shfaqësh shumë sensuale dhe që ishin realizuar nga Luarasi.

Mesa duket çifti së fundmi ka filluar të dali dhe hapur, pasi Ema dhe Eldoni kanë nisur një udhëtim së bashku dhe këtë gjë e kanë treguar nëpërmjet disa fotove që kanë postuar në llogarinë e tyre në Instagram.

Së pari ka qenë aktorja ajo që ka postuar një foto të vetën, ku kishte shkruar ‘Unë vetja dhe ai’ dhe më pas Eldoni ishte ai që publikoi një foto me Emën dhe në të ka bërë një dedikim të veçantë.

“Ti më bën të qesh” ka shkruar piktori i njohur mbi foto.




