Dojna Mema ka bërë së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit, ku këta të fundit e kanë pyetur se kur do të rikthehet në ekran.

Përgjigjja e moderatores lë të kuptohet që ajo është zhgënjyer nga mediat shqiptare, megjithatë ajo ka premtuar se do të kthehet së shpejti.

“Ajo që po ndodh aktualisht në media nuk është situata më stimuluese për formën si unë e shoh median, atë që media duhet të përfaqësojë. Edhe për formën si unë e shoh rolin e moderatorit, prezantuesit, gazetarit, personit që është në vijë të parë dhe në kontakt direkt me publikun. Le të themi se aktualisht që flasim asnjë nga programet, që bëhet nuk më stimulon aspak. Por, ju do më shihni shumë shpejt. Ashtu si ju dëshiron të më shihni”, është shprehur ajo.


