Nga Shqipëria / E Mërkurë 12 Prill 2023, 18:06

Mevlani bën aksident, pamje nga makina e bërë copë

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Mevlan Shaba është përfshirë në një aksident automobilistik, nga i cili ka shpëtuar pa pasoja shëndetësore.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mevlani, teksa ka ndarë në Instastory një video ku shihet makina e tij e bërë “copë”. Ai iu ka bërë thirrje ndjekësve të kenë kujdes nga shpejtësia dhe pakujdesia.

“Ju lutem udhëtoni me kujdes, shpejtësia dhe pakujdesia mund tju kushtojë jetën. Shyqyr Zotit jam mirë”, ka shkruar ai në Instagram.