Kryeministri Edi Rama, ka nisur takimet informuese me përfaqësues të biznesit të madh për rritjen e pagës minimale. Nga Durrësi, shefi i qeverisë u bëri apel sipërmarrjeve të trajtojnë me dinjitet punonjësit dhe të rrisin nivelin e pagave.
“Trajtimi dinjitoz i punonjës nuk duhet të jetë problem, por zgjidhja. Të rrisin pagat dhe të mbajnë të paprekur kapitalin njerëzor, sepse kur të humbasin kapitalin njerëzor, do humbasin gjithçka. Ne do bëjmë tonë për këtë pjesë. Jetojmë në një sistem që nuk ia lejon qeverisë, por kjo është çështje e konkurrencës. Po nga ana tjetër ne nuk mund të rrimë të bëjmë sehir, që kompani të caktuara nuk i trajtojnë mirë punonjësit. Në vitin 2030, synimi është që Shqipëria të mos ketë pagë më të vogël se 60 mijë lekë.”, tha Rama.
Ai u ndal konkretisht tek sektori i ndërtimit, ndërsa tha se ka kompani, të cilat deklarojnë paga minimale dhe larg standardit të pagave të sektorit. Kryeministri i paralajmëroi këto kompani, duke thënë se nëse shkelin rregullat nuk do mund të marrin leje dhe nuk mund të hyjnë në garë për të përfituar tenderë publikë.
Burimi: ABC News
