Kuriozitete / E Mërkurë 24 Janar 2018, 17:05

Ja cila është shqisa juaj e gjashtë sipas shenjës së horoskopit

Të gjithë besojë keni dëgjuar për shqisën tuaj të gjashtë e cila lidhet kryesisht me një aftësinë tuaj të fshehtë psikike që gjithsecili prej nesh ka. Nuk ka të bëjë me ndonjë aftësi magjike po thjesht me intuitën tuaj për të dalluar diçka. Nëse ju ende nuk e keni zbuluar aftësinë tuaj pak më poshtë ne po ju tregojmë intuitën që çdo shenjë e veçantë e horoskopit ka. Lexoni shenjën tuaj.

Dashi

Të gjithë personat e shenjës së Dashit kanë një aftësi shumë të veçantë psikike të lindur që ka të bëjë me faktin se ju ndodheni gjithmonë në vendin  dhe në kohën e duhur. Pothuajse një pjesë e madhe e marrëdhënieve tuaja miqësore dhe personale janë krijuar fal kësaj aftësie të veçantë.

Demi

Personat e kësaj shenje janë individët e vetëm që i njohin kufijtë e tyre. Ata e din shumë mirë se deri ku I kanë kufijtë e tyre dhe këtë gjë ua tregojnë edhe njerëzve të tjerë, dhe zakonisht nuk parapëlqejnë që këto kufijtë ti kalojnë. Ju jeni me këmbë në tokë dhe e dini gjithmonë se çfarë ju pretë.

Binjakët

Aftësia juaj është komunikimi. Ju jeni shumë të aftë në komunikim si asnjë shenjë tjetër. Jeni gjithmonë të bindur në atë që thoni dhe në shumicën e rasteve I bindni të gjithë personat rreth jush. Dini të argumentoni dhe të merrni gjithçka doni vetëm me forcën e fjalës.

Gaforre

Ju keni një aftësi instinktive për të parashikuar të ardhmen. Keni një intuitë shumë të zhvilluar dhe gjithmonë duhet t’i besoni parandjenjave e përshtypjeve tuaja. Rrallë mund të gaboni.

Luani

“Shqisa juaj e gjashtë” lidhet me nuhatjen e situatave, e kur themi këtë e kemi fjalën për kuptimin e dytë. Si një grabitqar që jeni, ju ndjeni për së largu, situatat e rrezikut dhe keni aftësi shumë të mira menaxhuese .

Virgjëresha

Njësoj si shenja e gaforres dhe virgjëresha ka intuitë të zhvilluar dhe ka aftësinë te shohë përtej "shfaqjes se pare" te njerëzve. Nëse këta te fundit duan qe t'ju tregojnë vetëm një pjese tyren ,e kane te kote. Ju keni aftësinë t'i çkodoni dhe t'i analizoni njerëzit sikur te ishin kavje laboratori! E frikshme apo jo ??

Peshorja

Ju keni një aftësi për të lexuar njerëzit e tjerë edhe më mirë se sa veten tuaj. Nuk ju shpëton asgjë dhe jeni të aftë të “parashikoni” lëvizjen tjetër të një personi tjetër vetëm duke analizuar situatën.

Akrepi

Aftësia juaj e mbinatyrshme lidhet me fushën e ndjenjave (për të qenë më të saktë me seksin). Ju jeni një mjeshtër i veprave dhe ndonjëherë ndiheni sikur fjalët nuk janë gjë tjetër veçse një pengesë në këtë drejtim.

Shigjetari

Njerëzit shpesh e vënë në dyshim optimizmin tuaj. Kjo është e gjitha në sajë të aftësisë suaj për të mos shfaqur ndjenjat hapur tek njerëzit që nuk kanë pse i dinë punët tuaja. Jeni të përmbajtur dhe me këmbë në tokë.

Bricjapi

Aftësia juaj psikike është të dish kohën e duhur për një ndryshim rrënjësor në jetën tuaj. Ndonëse njiheni si shenjë që vështirë se del nga rutina , ju e dini mjaft mirë se kur keni nevojë për një ndryshim. Nuk ju pëlqejnë gjërat e paplanifikuara ndaj dhe ndryshimi më i vogël do të kërkojnë thuajse muaj të tëre pune e analizimi.

Ujori

Ju jeni një ekspert në leximin e mendjes. Ndonjëherë, ju e gjeni veten duke përdorur këtë pushtet me qëllim të keq për të manipuluar të tjerët.

Peshqit

Aftësia juaj është t'i shihni gjërat ne perspektive dhe te krijoni tablonë e situatës shume me shpejte nga te tjerët. Ju reagoni sipas interesit dhe çdo veprim i juaj fsheh pas nje plan te menduar mire. Jeni një ekspert ne fushën e emocioneve dhe dini se kur duhet te shpreheni e kur duhet te përmbaheni. /Burimi:Living.al