Enca padiskutim është një ndër këngëtareve që përherë është në vëmendje të mediave me lajmet e ndryshme që ajo krijon. Këngëtarja së fundmi ka bërë një postim që ka tmerruar të gjithë ndjekësit e saj.

Ajo ka postuar në adresën e saj Snapchat disa video ku mbi to ka shkruar “Vrava një burrë, telefononi dikë”. Në video shihet këngëtarja në një makinë dhe më pas poshtë makinës një mashkull.

Por mesa duket gjithçka ka qenë një shaka nga ana e saj, pasi djali ishte vendosur poshtë makinës vetëm për të bërë videon dhe se në të vërtet nuk kishte ndodhur asnjë aksident.

Së shpejti këngëtarja pritet që të publikojë këngën e saj më të re që do të titullohet ‘Dua’, një realizim që vjen 6 muaj pas këngës ‘Ciao’ që ishte një hit i verës që lamë pas. /Burimi.Gazeta Express



