Sipas të dhënave të fundit nga Instat, numri i shtetasve të huaj që jetojnë në Shqipëri është rritur ndjeshëm nga disa vite më parë. Ata kanë dal në përfundim janë diku tek 12519 shtetas të huaj.
Ata janë vendosur në Shqipëri kryesisht për shkak të punësimit dhe këta persona të cilët punojnë rregullisht në vendin tonë zënë pothuajse 50% të totalit të të huajve që jetojnë në Shqipëri.
Më pas vinë ata që janë për qëllime të bashkimit familjar që zënë 22%, dhe më pas ata me qëllim humanitar që shkojnë diku të 19%.

Ndërsa ata me përqindje më të vogël janë personat që ndodhen në Shqipëri për shkak të studimeve që zënë pothuajse 5% e totalit të shifrave që kanë dal nga institucioni i statistikave. Sipas këtyre të dhënave vihet re një rritje e madhe e numrit të të huajve në deri 18.5% krahasuar me vitet paraardhëse.
66.5% e totalit janë shtetas me origjinë nga një prej vendeve të Bashkimit Europia, ku numrin më të madh e zë Italia. Shtetas të ndryshëm Italian kanë ardhur së fundmi në vendin tonë për të shfrytëzuar mundësit e shumta të punësimit, shkollimit dhe jetesën e ulët.

Autoritetet italiane vlerësojnë se, në Shqipëri aktualisht punojnë dhe studiojnë rreth 20 mijë italiane, pra thuajse dy herë sa shifra totale e të huajve në vendin tonë, dhe gati katër herë më shumë se numri i italianëve të deklaruar që jetojnë në vend.
Azilkërkuesit në Shqipëri, në 2016, rezultojnë 240 persona, duke shënuar një rritje me 126 %, krahasuar me vitin 2015.
