Reperi i njohur Getinjo njoftoi se do të shkëputej për pak kohë nga rrjetet sociale, mirëpo duket se nuk ka qëndruar dot larg. Vetëm së fundmi reperi ka prezantuar ndjekësit me dhuratën super luksoze që ai i ka bërë vetes.

Bëhet fjalë për një makinë të tipit Mercedes, Brabus 500, vlera e të cilës kap shifrën e mbi 100 mijë eurove.

“Mirë se erdhe llokum”, ka shkruar ai krahas postimit.


