Nga Shqipëria / E Diel 9 Prill 2023, 23:11

Luizi thotë 4 banorët që do jenë finalistë, nuk bën pjesë Kiara

Ditën e sotme banorët e Big Brother VIP kanë realizuar diskutime në “Top Albania Radio”. Gjatë diskutimit Luizi ka zbuluar edhe se kush do të jenë finalistët sipas tij.

“Me sa kanë dhënë e duke marrë parasysh çfarë do publiku, ata do të jenë Luizi, Nita, Kristi dhe Dea. Të tre që përmenda për këtë arsye i dua jashtë, tani i shoh edhe si lojtar e si publik. Nita përfaqëson Kosovën, pati fat, por fati pjesë e lojës është. Por, edhe ka mbajtur qëndrim, e meriton.

Dea, vajza që ishte inekzistente, por pastaj përdori mënyrat e veta… Por, vajzë qytetare, simpatike, familje artistësh, shumë e ndjeshme, i shkojnë lotët direkt dhe kjo godet te publiku.

Kristi i veçantë, nuk marrim vesh si hyri e si vazhdon… Ky djalë i veçantë në modelin po a për mirë e për keq…

Luizi luajti fort. Pra, katër personazhe me mënyra të ndryshme loje dhe secili ka rrugën e vet e nuk do të kenë pas komentet e publikut për rrugëtimin deri në finale”, ka thënë Luizi.