Nga Shqipëria / E Diel 9 Prill 2023, 18:06

Luizi thotë kush do dalë të martën nga banorët e rikthyer

Në emisionin e Top Albania Radio nga shtëpia e Big Brother VIP, Luizi preku një diskutim shumë interesant që nisi me nominimin e fortë ku në lojë janë emrat e të rikthyerve Kiara, Efi, Ronaldo e Bledi. 

Sipas Luizit më të rrezikuar janë Bledi dhe Ronaldo.

"Për mendimin tim, më të rrezikuar janë Bledi e Ronaldo dhe nuk e them këtë se Kiarën dhe Efin i kam përzemër. Për Ronaldon e di që është qeshrarak në sulmet që bën, nuk ka energji, por e ka nga nominimi.

Bledi aty kapet, aty sillet. Merret vetëm me Kristin, me mua nuk merret, me Qetësorin jo, me Kiarën jo dhe Efin jo", tha Luizi.