Kuriozitete / E Mërkurë 24 Janar 2018, 15:03

Bëni këtë test dhe zbuloni lulen tuaj

Ditën e sotme kemi përgatitur një test argëtues dhe shumë informues ku nëpërmjet përgjigjeve që ju do jepni në secilën pyetje do të zbuloni dhe lulen që ju përfaqëson. Kjo lule do të japi shumë informacione për ju dhe do ju tregojë diçka më shumë për karakterin dhe cilësitë që ju keni.

1.Përveç luleve, çfarë dhurate do të donit t’ju sillte partneri në takimin e parë?

a-Një kuti me çokollata
b-Një arush të vogël
c-Një libër për të cilin kishit folur

2.Cili është tipari themelor i personalitetit tuaj?

a-Sinqeriteti
b-Inteligjenca
c-Vendosmëria

3.Partneri juaj ka pasur një ditë të vështirë. Çfarë bëni për t’i ngritur moralin?

a-Improvizoni një striptizë!
b-I përgatisni pjatën e preferuar
c-E përqafoni dhe e mbushni me përkëdhelje në heshtje

4.Kolona zanore e jetës suaj do të ishte e stilit:

a-Vitet '80
b-Rock
c-Hip hop 

5.Çfarë është më e rëndësishme për ju për momentin:

A-Miqësia
a-Liria
c-Njohjet

6.Lulet në ballkonin tuaj janë:

a-Të harlisura
b-Pak a shumë në gjendje të mirë
c-Gjysmë të thara

7.Cilën nga ëmbëlsirat do të zgjidhnit?

a-Krem brulè
b-Ëmbëlsirë me luleshtrydhe
c-Tortë

8.Nëse do të ishit një qeshje do të ishit:

a-E qeshur shpërthyese
b-Dridhëse dhe argëtuese
c-Delikate dhe e ndrojtur

9.Darka ideale argëtuese do të ishte bashkë me:

a-Partnerin
b-Miqtë
c-Familjen

10.Nëse do të ishit një kafshë pylli do të ishit:

a-Një buf, i vetmuar dhe i zgjuar
b-Një dre mbretëror dhe i druajtur
c-Një dhelpër mendjemprehtë dhe sensuale

Llogarisni pikët

1-  A=3 pikë   B =1 pikë   C =2 pikë
2-  A=1 pikë   B=2 pikë   C=3 pikë
3- A=3 pikë    B=2 pikë   C=1 pikë
4- A=2 pikë    B=3 pikë   C=1 pikë
5- A=1 pikë    B=2 pikë   C=3 pikë
6- A=1 pikë    B=2 pikë   C=3 pikë
7- A=1 pikë    B=3 pikë   C=2 pikë
8- A=2 pikë    B=3 pikë   C=1 pikë
9- A=3 pikë    B=2 pikë   C=1 pikë
10- A=2 pikë   B=1 pikë   C=3 pikë

Rezultatet e testit:

Profili A

10-17 pikë

Zambak (e druajtur)

Nëse nga rezultati që ju keni marrë nga përgjigje tuaja keni grumbulluar 10 deri në 17 pikë atëherë ju identifikoheni me lulen e zambakut. Ju jeni një grua e qetë e sjellshme dhe asnjëherë  nuk nxeheni ose ngrini tonet e zërit. Zakonisht jeni shumë e ndrojtur dhe kjo gjë ju bënë më atraktive në sytë e meshkujve.  Ju keni disa parime dhe përherë doni të përpiqeni që të bëni gjënë e duhur. Ju jeni një njëri shumë i qetë dhe kjo qetësi ndikon shumë dhe tek personat që ju rrethojnë.

Profili B

18-23 pikë

Irisi (analitike, e zgjuar)

Ndërsa personat që kanë grumbulluar 18 deri në 23 pikë nga përgjigjet e tyre janë gra shumë të logjikshme analitike dhe të zgjuara që shpesh herë janë më serioze seç duhet, por kjo nuk do të thotë se ato nuk kanë humor, por e kundërta kur bie fjala te humori ato priren të kenë një humor shumë të hollë që arrin ti bëjë të tjerët të shpërthejnë në të qeshura. Keni pak miq, por të mirë dhe një partner të përkryer. Në të vërtetë irisi përfaqëson besnikërinë.

Profili C

24-30 pikë

Trëndafili (krijuese, joshëse)

Femrat e këtij grupi janë shumë krijuese , sensual dhe gjithçka e bëjnë me zemër. Ju keni një joshje shumë natyrale dhe gjithmonë arrini ti bëni për vete të gjithë me karizmën tuaj. Trëndafili nuk është një lule e zakonshme: simbolizon bukurinë, joshjen, dëshirën dhe pasionin. Kush ju ka partnere është me fat./ Burimi:Shije.al