Nga Shqipëria / E Shtunë 8 Prill 2023, 23:11

'Ordinere', e ofendoi rëndë gjatë javës, Bledi i kërkon falje publike Deas

Gjatë javës Bledi është kapur keq me Dean. Fillimisht ai u shpreh se banorja ka arritur deri këtu si kërmilli, me jargë e me skuthlliqe. Më tej gazetari i tha asaj se është arkitekte e dështuar dhe lojtare ordinere.

Dea është ndjerë e prekur nga këto fjalë dhe nuk i ka mbajtur dot lotët. Mbrëmjen e sotme në "prime" Bledi e kuptoi që foli gabim dhe i kërkoi falje publike Deas.

Dea: Nuk kanë qenë ditët më të bukura, për shkak të debateve dhe situatave të krijuara. Nuk i kam pritur disa ofendime dhe nënvlerësime.

Bledi: Ndryshe nga Kristi që nuk kam për t’i kërkuar ndjesë, Deas po i kërkoj ndjesë publike. Ishte gjuhë shumë e rëndë ndaj një vajze, aq më tepër ndaj Deas që ne njihemi edhe jashtë. E vetmja arsye ishte sepse më irritoi mbrëmja e së shtunës. Ndërkohë që ne ushqeheshim, gatuheshin intrigat e radhës. Sa e njoh unë Dean, ajo duhet të mbante një qëndrim.

Luiz: Domethënë gjithë javën shan, të martën kërkon ndjesë publike.

Bledi: Po ku ka njeri që ka sharë më shumë se ti, këtu? Ti e ke kërcënuar live atë. Unë e kuptoj situatën k uke përfunduar ti Luiz. Dështove me bërthamën, të iku edhe një lojtar tjetër.

Luiz: Lëri këto fjalime mo Bled.

Bledi: Të lutem, kuptoje situatën ku ke përfunduar. Ushtarët e t'u janë larguar.