Një sherr ka ndodhur në emisionin “Me Zemër të hapur” ku një vëlla nga një familje nga Vlora është zënë keq me motrat e tija dhe shkak për këtë është bërë rrëfimi që fallxhorja i ka bërë atij më parë.

Bëhet fjalë për Niazi Jonuzaj i cili ka treguar se debati i tyre ka qenë aq i ashpër sa që ka arritur deri në përplasje fizike.

Sipas tij motrat dhe nipi kanë tentuar ta vrasin, pasi e akuzojnë se i keqtrajtonte nënën. Por mesa duket ai nuk ka treguar versionin e plot të ngjarjes dhe këtë gjë e ka bërë në një lidhje telefonike burri i njërës prej motrave, i cili ka rrëfyer se sherri ka nisur pas fjalëve që një fallxhore i kishte thënë Niazi Jonuzajt.
“Po sillej çuditshëm dy-tre muaj para se të ndodhte ngjarja. I kërkova që të takoheshim dhe bisedonim, por ai më tha s’kam kohë. Por më pas kam dëgjuar se ai kishte shkruar te e mbesa dhe i kishte thënë: kam shkuar te një fallxhore, dhe më tha që motrat dhe mamaja të kanë bërë magji. Dhe e kam gjetur magjinë në themelin e shtëpisë”. Dhe motrat kanë shkruar të sqarohen, por ky nuk ka pranuar. Dhe pastaj u ka bërë mesazhe kërcënuese, u shkruante “gjak doni, gjak do ta bëj”. Ndërsa kur unë kam dashur ta takoj, mua më ka thënë: “Do të ther ty dhe djalin tënd”, ka treguar Namik Kulaj.

