Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Janar 2018, 14:02

Tiranë: Babë e bir marrin peng borxhliun por ja çfarë ndodh pastaj

Ditën e sotme janë arrestuar dy persona për shkak të një pengmarrjeje. Bëhet fjalë për shtetasit Pal Maletaj, 58 vjeç Fatjon Maletaj, 26 vjeç që janë babë e bir, të cilët kanë rrëmbyer një person sepse ai u kishte borxh shumën prej 1.5 milion lekë.

Ata janë arrestuar mëngjesin e sotëm rreth orës 02:00 nga efektivët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.6.

Sipas uniformave blu dyshohet se dy të arrestuarit kanë marrë pengë 24-vjeçarin me iniciale T.S, në Fushë Mëzez, dhe sipas të dhënave kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tij me pretendimin e shlyerjes së borxhit prej 150 000 që ai u kishte.

Ata akuzohen për 'heqje të paligjshme të lirisë' dhe dosja e tyre i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës.