Nga Shqipëria / E Premte 7 Prill 2023, 19:07

Në shtëpi vendoset kënga e Butrintit, shpërthen Luizi: Ç'janë këto tekste pa pikë lidhje

Mbrëmë në shtëpinë e Big Brother teksa djemtë ndodheshin në dhomën e ndjenjës dhe vajzat në një ambient tjetër duke shijuar një festë me pizhama, u vendos një këngë e Butrint Imerit.

Tekstin e këngës në fjalë, Lorenc Hasrama nisi që t’ia shpjegonte Krist Aliajt, por e ndërpreu Luizi, i cili i kthehet: “Mos ma thuaj më se u preka”.

Luizi më pas i drejtohet Bledi Manes duke e pyetur: “Si e shpjegon këtë trendin e teksteve pa kuptim, pa pikë lidhje hiç?”.

“Këtu ne duam t'i bëjmë të gjitha. Për këngët e tua sa vetë angazhoheshin?”, pyet Bledi Luizin, i cili i përgjigjet: “Sa të duash”.