Nga Shqipëria / E Premte 7 Prill 2023, 17:05

'S'ngopem dot me të', flet bashkëshortja e Elvis Pupës: S'i them të gjitha këtu se më vjen zor, por...

Bashkëshortja e Elvis Pupës, Belina ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Në një lidhje “Skype” nga Australia, ajo tregoi se e ka ndjekur Visin gjatë rrugëtimit në “Big Brother VIP2” dhe se e ka marrë shumë malli.

“Kur je në distancë, minimumi është që një person do të ketë kontakt fizik ose në telefon, do t’ia dëgjosh zërin. Thjesht fakti që e sheh në Tv s’ do të thotë që të ngop. Para Tv e kap veten duke i fol televizorit. S’ i them të gjitha këtu se më vjen zor, por i them “të dua shumë, sa i mirë je”, tha duke qeshur ajo.