Nga Shqipëria / E Enjte 6 Prill 2023, 13:01

Efi: E vetmja armë e Luizit dhe Kiarës është loja, unë vendos para emocionet

Mbrëmë Efi ka biseduar me Gertin, të cilit i tha se ajo nuk e llogarit lojën përpara emocioneve dhe se në këto momente nuk e ka mendjen fare te loja.

Efi u shpreh se po flet për moral dhe karakter dhe se sipas saj, ajo e sheh veten shumë lart për të debatuar vetëm për çështje loje.

Sipas saj, e vetmja armë e Luizit dhe Kiarës është loja, ndërsa e cilësoi këtë gjë si shumë të dobët. Efi tha se ajo nuk do të duket e mërzitur përpara të tjerëve, pasi nuk do t’ia bëjë qejfin askujt.