Afërdita Dreshaj pak javë më parë ka marrë surprizën më të madhe të jetës së saj, kur partneri prej tre vitesh sportisti Jakub Kindl i propozoi asaj martesë me një surprizë madhështore, propozim të cilin modelja sigurisht që e pranoi.

Por mesa duket fejesa nuk do të zgjasë dhe shumë, pasi çifti po planifikon që dasmën ta bëjnë shumë shpejt dhe për këtë gjë ata madje kanë filluar të bëjnë edhe përgatitjet e para.
Ende nuk është bërë e ditur se kur dhe ku do të organizohet kjo ceremoni, por mesa duket Afërdita e ka marrë aq seriozisht sa që ka filluar të marrë edhe qetësues kundër stresit. Të paktën kështu ka treguar në një foto të postuar, ku një mikesh e saj i ka dhuruar disa qetësues natyral dhe mbi të ka lënë dhe një shënim.

“Vendos një nga këto në pijen tënde kur përgatitjet e martesës të fillojnë të të stresojnë” ka shkruar ajo.



