Nga Shqipëria / E Enjte 6 Prill 2023, 00:12

Mes lajmeve se janë ndarë, Dj Geek bën veprimin e papritur ndaj Dafinës

Ditët e fundit është përfolur se Dafina Zeqiri dhe Dj Geek i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare. Vetë dyshja nuk reaguan për këto zëra, por burime pranë tyre thonin se lidhja nuk po funksiononte më.

Zërave iu shtua edhe fakti që gjatë koncerteve, dyshja nuk e kishte më kiminë që ka pasur historikisht në skenë.

Megjithatë Dj Geek ka bërë së fundmi veprimin e papritur duke treguar publikisht mbështetjen e tij ndaj Dafinës, Ai ka publikuar në Instastory këngën e re të Dafit dhe i fton ndjekësit ta dëgjojnë.