Nga Shqipëria / E Mërkurë 5 Prill 2023, 16:04

E pabesueshme ç'po i ndodh Kiarës dhe Efit pas sherrit

Sherri mes Efit dhe Kiarës ka reflektuar edhe në numrin e ndjekësve të tyre në Instagram. Që prej mbrëmjes së djeshme, Efit po i rriten ndjekësit në mënyrë të pabesueshme.

Nga 547 mijë ndjekës, ajo ka tani 557 mijë, pra 10 mijë njerëz i kanë bërë 'follow' Efit duke i dhënë të drejtë pas debatit me Kiarën e Luizit.

Kiara nga ana tjetër po pëson humbje. Nga 665 mijë ndjekës, ajo ka tani 653 mijë.

Veprimet e moderatores duket se nuk janë pritur mirë nga fansat e saj, shumë prej të cilëve nuk e ndjekin më në Instagram.