Nga Shqipëria / E Mërkurë 5 Prill 2023, 16:04

Kejvina: Kiara po shkatërron Luizin për famë, Efi u nda nga shoqja ngushtë për lojë

Kejvina Kthella ka dalë nga Big Brother prej kohësh megjithatë vazhdon të komentojë disa nga situatat në shtëpi përmes postimeve të saj në Instastory. Disa herë ish-banorja e ka shprehur hapur se është kundër Kiarës dhe këtë e ka treguar edhe sot.

Kejvina ka postuar një status ku i jep të drejtë vetëm Luizit dhe kritikon Kiarën, por edhe Efin duke i përmendur faktin që kjo e fundit u nda nga shoqja e saj Mikela për lojë.

Statusi i Kejvinës: Kiara s’ka gjë më shumë veçse xhelozi për Efin se e do publiku e nuk e kapërdin dot faktin që Efi kapi lojën para asaj, që është më e zgjuar se ajo! E ka personale me Efin edhe jo në kuadër të lojës (inate gocash e dini vet ju). Ndërsa Efi s’ka pse mërzitet se nuk e gjeti Luizin më përpara se kanë kaluar më shumë se dy muaj nga dalja e saj edhe ka ndryshuar loja. Në fund të ditës mos të harrojmë që Efi hyrjen në Big Brother e bëri me mikeshën e saj të jetës Mikelën e jo të Bigut edhe kur erdhi puna te loja kërkoi të ndahet nga ajo! Ashtu si mos të harrojmë se Luizi ka 102 ditë aty brenda edhe është i dërrmuar psikologjikisht, edhe siç erdhi situate me hyrjen e banorëve të rinj ai vendosi t’i besojë të dashurës së tij për të kuptuar më shumë, por e dashura e tij e ka mendjen te fama jo te dashuria për të! Ça faji ka Luizi që i dha gjithçka në tre muaj asaj vajze edhe një herë të vetme që Kiarita mund të bënte diçka për Luizin në lojën e tij e bëri gjithçka shit…Edhe e dini pse? Se ajo mendon vetëm për veten e saj! Kiarita po shkatërron Luizin…edhe fama po shkatërron Kiarën!