Më 28 dhe 29 prill do të mbahet në Pallatin e Kongreseve eventi më i madh dedikuar biznesit dhe rritjes në karrierë “I love my Business”, nga Ermal Mamaqi.
“I love my Business”, do jetë një trajnim fuqizues ku bizneset mund të vijnë me ekipet e tyre dhe do marrin motivim, frymëzim dhe teknika për sukses.

Trajnimi fokusohet në disa sfera të rëndësishme për biznesin dhe jetën e secilit si: lidershipi, marrëdhëniet, mendësia e duhur, objektivat, punësimi, mbajtja e njerëzve të duhur dhe vendosja e qëllimeve të qarta.
Ky event është për njerëz që janë në karriere dhe duan të rriten për ta çuar biznesin e tyre në një nivel më të lartë.

Bëhu pjesë e këtij eventi nëse je drejtues biznesi dhe do të jesh lider më i mirë, punon diku dhe dëshiron të rritesh në karrierë, ke nevojë të shkëputesh nga rutina, je i pamotivuar dhe i paqartë, do një shtysë për të dalë nga zona ku ke ngecur apo ke një situate të vështirë që nuk po di si ta përballosh.
Në event do të ketë të ftuar special nga bota e biznesit dhe spiritualitetit.
Në këtë link do të mund të rezervoni vendin tuaj dhe të mësoni më shumë mbi eventin që do mbahet në data 28 dhe 29 prill.

